Srebrenica

Hoxhë Justinian Topulli

Serbët përkujtojnë si tragjedi shekspiriane humbjen e betejës së Fushë-Kosovës para gjashtë shekujsh, dhe mbi të, kanë themeluar doktrinën e tyre kombëtare dhe fetare!
Ajo qe, në fund të fundit, një betejë ushtarake, e cila do të përfundonte me humbje ose fitore, ndërkohë që para 28 vjetësh, mitet dhe doktrina që polli kjo betejë e humbur, masakroi në Srebrenicë 8,372 burra dhe djem civilë, të cilët nuk u vranë në një luftë me armë, por në një “paqe” që “mbrohej” nga ndërkombëtarët!
Disa vite më pas, e njëjta doktrinë tentoi të përsëriste në Kosovë të njëjtën mynxyrë!
Serbët nuk janë jashtëtokësorë, as njerëz me gjak blu, por qenie humane si gjithë të tjerët, porse janë doktrinat dhe mitet shekullore që ata besojnë, ato që iu përligjin atyre dhe ua lëvdojnë të tilla krime.
Ndërkohë, elitat shqiptare akoma nuk e kuptojnë, se sa e rëndësishme është të kesh një besim dhe doktrinë fetare që nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, por mbi të vërteta hyjnore logjike dhe historike.
Nëse serbët i bën bashkë një doktrinë e ligë fetare dhe kombëtare, pse ne, shqiptarëve nuk duhet të na bëjë bashkë një doktrinë e drejtë dhe e vërtetë fetare, siç është Islami, feja e shumicës së shqiptarëve, fe kjo, që nuk i mohon ekzistencën fizike dhe fetare të tjerëve, siç të tjerët ia kanë mohuar shpeshherë ndjekësve të saj.

Nga: Justinian Topulli