SSD-ja e Samsung i reziston rënieve nga 3 metra lartësi

Duke qenë se ka madhësinë e një karte krediti, përdorimi ideal i tij është gjatë udhëtimeve. Vjen në tre ngjyra: zezë, bardhë dhe blu.

Samsung prezantoi ditën e Marte debutimin e T7 Shield, linjës më të re të SSD-ve portative. T7 Shield është dizajnur për të qenë SSD-ja më rezistente ndaj dëmtimeve me qëndrueshmëri të lartë.

Kasa prej alumini e T7 Shield ka rezistencë IP65 ndaj ujit dhe pluhurit ndërsa ofron mbrojtje edhe nga përplasjet dhe rënia nga një lartësi prej 3 metrash.

Duke qenë se ka madhësinë e një karte krediti, përdorimi ideal i tij është gjatë udhëtimeve. Vjen në tre ngjyra: zezë, bardhë dhe blu.

T7 Shield ka shpejtësi leximi prej 1050 MB/s dhe shkrimi prej 1,000 MB/s që sipas Samsung është 1.9 herë më e lartë sesa SSD portative me kabëll SATA.

SSD-ja shitet për 160 dollarë modeli 1TB dhe 290 dollarë modeli 2TB. /PCWorld Albanian