Stabilizohet gjendja në spitale – bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid

Në 17 ka rënë numri i pacientëve që po trajtohen për Coronavirus në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 14 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, ndërsa tre janë të negativizuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë nëntë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë dy, shkruan lajmi.net.

“Raporti sipas klinikave: Klinika Infektive, tetë pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, dy pacientë”.

“Raporti sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Pejës, dy pacientë, Spitali i Prizrenit, një pacient dhe Spitali i Gjakovës, dy pacientë”.