Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: PSG – Man City

Paris Saint-Germain dhe Manchester City do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët janë nikoqir të anglezëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pritet ta zhvillojnë një super-ndeshje.

Vendi: Parc des Princes

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

PSG

Juan Bernat është i vetmi që i mundon trajnerit Mauricio Pochettino shkaku i lëndimit.

Marquinhos, Abdou Diallo dhe Rafinha nuk luajtën asnjë pjesë në fitoren 3-1 në Metz të shtunën, megjithëse vetëm i pari pritet të fillojë ndaj Cityt.

Pochettino mund të përdorë një sistem 4-3-3 përsëri me Idrissa Gueye duke filluar në mesfushë së bashku me Leandro Paredes dhe Marco Verratti.

Në një strukturë të tillë, trajneri i PSG-së mund të zgjedhë që Kylian Mbappe të drejtojë sulmin me Moise Kean, Julian Draxler dhe Mauro Icardi në bankën rezervë.

Mbappe u detyrua të largohej kundër Metz, por dëmtimi i tij nuk besohet të jetë serioz dhe francezi pritet të luaj titullar.

Man City

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka një skuadër të plotë për udhëtimin e tyre në Paris pasi Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero janë rikthyer dhe ishin të dy pjesë e skuadrës për finalen e Kupës Carabao të dielën.

John Stones humbi fitoren 1-0 ndaj Tottenham për shkak të një ndalimi dhe mund të kthehet në mbrojtje në kurriz të Aymeric Laporte, pavarësisht golit të tij fitues në Ëembley.

Ederson, Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus ishin të gjithë të përdorur të dielën dhe pritet të fillojnë edhe sot, ndërsa Bernardo Silva, Benjamin Mendy dhe Ferran Torres janë ndër ata që pritet ta nisin nga banka.

Fakte

Man City ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Man City ka shënuar të paktën 2 gola në 8 nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

PSG barazoi 3-3 në total me Bayern Munich në çerekfinale, por një fitore 3-2 në Gjermani ishte e mjaftueshme për të siguruar një vend në gjysmëfinale shkaku i golave jashtë fushe. Një fitore 3-1 në Metz të shtunën ishte një nxitje në kohë për parisienët, të cilët kanë fituar vetëm tre nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në Parc des Princes.

Man City do të udhëtojnë me atmosferë të mirë pas fitores së tyre në finale të Kupës Carabao 1-0 ndaj Tottenham. Humbja e tyre e vetme në udhëtim në 22 ndeshjet e fundit ishte një ajo 1-0 ndaj Chelseat në Wembley fundjavën e kaluar, dhe pas fitoreve radhazi në udhëtimet e tyre, ata do të jenë të sigurt për të siguruar një avantazh nga ndeshja e sotme.

PSG kishte dobësi dhe mungesa në mbrojtje në të dy ndeshjet kundër Bayernit, megjithëse kthimi i mundshëm i Marquinhos do të mbështesë mbrojtjen e Pochettinos. Sidoqoftë, City është më se i aftë të marrë fitoren në Paris sot (e mërkurë).

Formacionet e mundshme

Parashikimi: PSG 1-2 Man City