Stërvitja e Kosovës do të mbahet në Hajvali

FFK ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të stërvitet në Hajvali.

Më parë u njoftua se stërvitja e Kombëtares në stadiumin, “Fadil Vokrri” do të anulohet, transmeton lajmi.net.

Tani FFK ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni dhe ora e stërvitjes. Stërvitja e paraparë në “Fadil Vokrri” duhej të mbahej në orën 19:00.

“Stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00”, u tha në deklaratë.

“Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri””, tha FFK.

“Stërvitja është e hapur për media 30 minuta!”, u tha në njoftimin e Federatës./