Stili i mirë i jetesës mbron nga depresioni

Një stil i mirë jetese mbron nga depresioni. Madje faktori vendimtar dhe më i rëndësishmi është gjumi.

Këtë e vërteton një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Cambridge mbi rreth 300 mijë personave, nga të dhënat zyrtare të UK Biobank, nga të cilët 13 mijë vuanin nga depresioni. Puna kërkimore e publikuar në revistën shkencore Nature Mental Health vë theksin se një stil jetese me regjim ushqimor të shëndetshëm, me konsum alkooli të moderuar, me sjellje jo sedentare dhe me marrëdhënie sociale frekuente është shumë më i rëndësishëm se edhe vete AND në shëndetin mendor.

Nga të gjitha analizimet e kryera mbi çdo faktor, cilësia e mire e gjumit me kohëzgjatje 7-9 orë është më i rëndësishmi për trurin e njeriut, duke ulur me 22% riskun e prekjes nga depresioni. Ndërsa në renditjen e tërë faktorëve të një stili të mirë jetese, arrihet në një reduktim të mundësisë së prekjes në shëndetin mendor me rreth 60%.

Autorët e studimit theksojnë se deri më tani jemi mësuar t’i kushtojmë vëmendje regjimit ushqimor vetëm për mirëqenie fizike, por në fakt një mënyre e shëndetshme e të ushqyerit dhe pushimi i mirë gjatë natës mbi të gjitha na bëjnë mirë për sistemin psikologjik.