Stoltenberg: Është e rrezikshme ta nënvlerësosh Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur sërish për luftën në Ukrainë gjatë vizitës së tij të punës në Norvegji. Ai të enjten paralajmëroi se Rusia nuk duhet nënvlerësuar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi për rrezikun e nënvlerësimit të Rusisë, raporton Reuters.

“Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe synimet e tij në Ukrainë. Prandaj, është e rrezikshme të nënvlerësohet Rusia”, ka thënë ai gjatë një vizite pune në Norvegji.

Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm ka theksuar nevojën për të rritur aftësinë luftarake të NATO-s në vitet në vijim.