Strudel me mollë

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Një strudel me mollë është gjithmonë një zgjidhje e mirë për një vakt pasi është një ëmbëlsirë e lehtë dhe me shumë shije.

Përbërësit: 1 petë sfoliat, 4 mollë, 1/2 gote sheqer kaf, 1 filxhan kafe arra, 1 filxhan kafe rrush i thatë i zi, 1 lugë çaji niseshte, 65 g gjalpë, 1 lugë çaji kanellë, pak kripë dhe 1 e verdhë veze.

Përgatitja: Në një tigan shkrijmë gjalpin në zjarr mesatar. Pasi ka shkrirë, shtojmë fetat e mollës të prera hollë dhe të qëruara nga lëkura. I skuqim pak me gjalpin dhe më pas shtojmë sheqerin. Pasi shohim që sheqeri ka filluat të shkrijë, shtojmë pak kripë, kanellën, arrat dhe rrushin e thatë. Vazhdojmë skuqjen e tyre për pak minuta dhe shtojmë niseshtenë, e përziejmë dhe e lëmë derisa shohim që lëngu u trash pak, por kujdes molla jo të zbutet shumë. E heqim tiganin nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet. Marrim petën e sfoliatit dhe e vendosim te tava e pjekjes. Me ndihmën e një thike presim anët në shirita dhe siper e poshtë vetëm dy vija të hollë duke lënë mesin e petës një drejtkëndësh. Hedhim masën te pjesa e mesit e drejtkëndëshit dhe sipër ulim pjesën që e kemi prerë me dy vija. Më pas gjithë shiritat anash në formë kryqi mbi njëra tjetrën dhe kur jemi afër fundit, palosim anën e poshtme dhe bashkojmësipër shiritat e fundit. E lyejmë nga sipër me të verdhë veze dhe spërkasim pak sheqer. E fusim në furrë të parangrohur në temp 200 C për 20-30 minuta.