Studimi më i madh shkencor për kanabisin e lidh atë me skizofreninë

Një studim i ri shkencor ka lidhur pirjen e kanabisit me kushte të caktuara psikiatrike si skizofrenia. Hulumtuesit nga Universiteti Radboud shikuan të dhënat nga më shumë se 180,000 njerëz si pjesë e studimit.

Ata zbuluan se njerëzit me skizofreni gjithashtu kanë më shumë gjasa të përdorin kanabis.

Studimi gjenetik në shkallë të gjerë, i botuar në “Nature Neuroscience”, u krye nga një ekip shkencëtarësh pjesë e Konsorciumit Ndërkombëtar të Kanabisit.

Ky pretendohet të jetë studimi më i madh deri më sot për të parë përdorimin e kanabisit. Ai përdori të dhëna nga UK Biobank, rezultatet e asociacionit nga testimi i ADN-së për klientët “23 andeMe”, si dhe të dhëna nga individë në 16 grupe të tjera studimi të vogla.

Studimi identifikoi 35 gjene të ndryshme të lidhura me përdorimin e kanabisit.

“CADM2 tashmë është e lidhur me sjelljen e rrezikshme, personalitetin dhe përdorimin e alkoolit“, tha profesori Jacqueline Vink, autori kryesor i studimit.

Për këtë studim, Vink dhe studiuesit ishin në gjendje të shihnin më shumë se një milion variante gjenetike që së bashku ndihmuan për të shpjeguar rreth 11 për qind të dallimeve në përdorimin e kanabisit mes njerëzve.