Stuhi bore në Kolorado të SHBA-së – VIDEO

Një stuhi bore në Kolorado të SHBA-së në fund të pranverës la rreth 210 mijë familje pa energji elektrike, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dëbora e lagësht rëndoi degët e pemëve që ranë në linjat e transmetimit, njoftoi stacioni televiziv KUSA. Shumë më tepër borë ra në zonat malore të Kolorados.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, rreth 160 mijë familje u furnizuan me energji elektrike, por rreth 50 mijë ishin ende pa energji elektrike. /aa