Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë Kombëtare në Gaza njoftoi se që nga fillimi i Stuhisë Byron janë regjistruar mbi 4,300 thirrje urgjente nga banorët e prekur.
Ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për shpëtimin e njerëzve, pavarësisht pajisjeve të kufizuara dhe mjeteve të dëmtuara nga lufta. Sipas njoftimit, 12 ndërtesa të goditura më herët nga sulmet ajrore janë shembur si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta.
Zyrtarët thanë se disa persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nën rrënoja në veri të Gazës dhe ekipet speciale janë në kërkim të tyre.
Ministria paralajmëroi se kjo është vetëm fillimi i dimrit, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të marrin përgjegjësitë për përballimin e situatës. /mesazhi







