Sudan, protestuesit bllokojnë rrugët në Khartoum

Demonstruesit ngritën barrikada dhe dogjën goma në rrugët kryesore në qytetet Bahri dhe Omdurman në shenjë proteste ndaj intervenimit ndaj protestave që kërkonin rivendosjen e sundimit civil, sipas reporterit të AA-së në vendngjarje

Protestuesit sudanezë bllokuan sot rrugët kryesore në kryeqytetin Khartoum mes protestave për kërkimin e sundimit të plotë civil, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit ngritën barrikada dhe dogjën goma në rrugët kryesore në qytetet Bahri dhe Omdurman në shenjë proteste ndaj intervenimit ndaj protestave që kërkonin rivendosjen e sundimit civil, sipas reporterit të AA-së në vendngjarje.

Demonstrata u thirr nga Komitetet e Rezistencës, një grup protestues që udhëhoqi demonstratat kundër ushtrisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat e sigurisë hodhën bombola gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Omdurman.

Sudani është përfshirë në trazira që nga 25 tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, një lëvizje e cilësuar nga grupet politike si “grusht shteti ushtarak”. /aa