Ballina Artikuj Ka një dorë të fshehtë pas kësaj proteste.

Ka një dorë të fshehtë pas kësaj proteste.

Hoxhë Vladimir Kera

Po, ka një dorë të fshehtë që qëndron pas kësaj drame. Një dorë e zezë, e ligë dhe antishqiptare.
Është dora e pushtetarëve të akuzuar për përvetësimin e qindra milionë eurove nga buxheti i shtetit.
Është dora e patronazhistëve që kanë përfituar privilegje dhe pasuri pa meritë, duke shkelur mbi djersën dhe dinjitetin e njerëzve të ndershëm.
Është mendja djallëzore që ndërhyn në tendera, përvetëson asete, keqpërdor të dhëna sekrete dhe i shndërron institucionet publike në instrumente të interesave mafioze.
Është shpirti i paskrupullt që shantazhon, manipulon dhe dëmton mekanizmat zgjedhorë, kushtetues e politikë, vetëm për të ruajtur pushtetin dhe privilegjet.
Është goja e ligë që përbalt, mallkon dhe urren çdo njeri të ndershëm, çdo punëtor dhe çdo qytetar që guxon t’u cenojë interesat.
Është rrjeti i errët që, sipas akuzave që kërkojnë hetim dhe prova, fshihet pas kompanive fiktive, mashtrimeve në emër të shtetit, keqpërdorimit të të dhënave dhe tregtisë së paligjshme.
Kjo është dora që duhet zbuluar: dora e korrupsionit, e abuzimit dhe e pandëshkueshmërisë.
Sepse armiku i shtetit nuk është qytetari që kërkon llogari, por kushdo që e përdor shtetin për interesat e veta.

Hoxhë Vladimir Kera