Sudan, ushtria dhe opozita bien dakord për ndarjen e pushtetit

Këshilli i përkohshëm ushtarak i Sudanit dhe Aleanca opozitare Forcat për Liri dhe Ndryshime kanë arritur marrëveshje mbi ndarjen e pushtetit gjatë periudhës së tranzicionit para zgjedhjeve të përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dy palët kanë rënë dakord të ndajnë pushtetin për një periudhë prej tre vjetësh ose pak më shumë me formimin e një këshilli sovran që do të kryesohet me rotacion ndërmjet ushtrisë dhe civilëve”, tha në konferencën për media ndërmjetësi i Unionit Afrikan, Mohamed Hassan Lebatt.

Ai tha se ata gjithashtu kanë rënë dakord të formojnë një qeveri të teknokratëve të pavarur të udhëhequr nga një kryeministër.

“Të dy palët gjithashtu u morën vesh të shtyjnë krijimin e një këshilli legjislativ deri pas formimit të këshillit dhe kabinetit presidencial”, shtoi Lebatt.

Lebatt tha gjithashtu se një komision i pavarur hetimor kombëtar do të formohet për të hetuar vrasjen e protestuesve më 3 qershor në Khartoum.

Marrëveshja vjen pas një trazire të gjatë midis dy palëve që nga pezullimi i bisedimeve në maj.