Suedia vendosë për shërbim të detyrueshëm ushtarak

Suedia ka vendosur që të rivendosë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, pasi e pezulloi atë në vitin 2010.

Suedia, e cila tashmë dy shekuj nuk është përfshirv në asnjë konflik të armatosur në territorin e saj, ka vendosur që meshkujt që kanë lindur pas vitit 1999 të kryesjnë shërbimin ushtarak.

Ministri suedez i mbrojtjes tha se vendi është në kërkim të metodave për rekrutim të përhershëm të ushtarëve.

Nga ky vendim pritet që vetëm në vitin 2018 të ftohen 4000 djem në ushtri. Vendimi pritet të miratohet në Parlamentin e vendit. /MESAZHI/