Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm ajror në Afganistan, 16 civilë të vdekur

Sulm ajror në Afganistan, 16 civilë të vdekur

Gjatë një sulmi ajror në rajonin Helmand në jug të Afganistanit kanë humbur jetën 16 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Helmandit, Omer Zuvak, deklaroi se gjatë sulmit ajror në rajonin Sangina kanë pësuar për vdekje civilë.

Ai theksoi se është ngritur hetim për këtë sulm. Kryetari i këshillit krahinor të Helmandit Ataullah Afgan konfirmoi se kanë humbur jetën 16 civilë.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.