Sulm i dyfishtë vetëvrasës në Bagdad, të paktën 25 të vdekur

Të paktën 25 persona e kanë humbur jetën kurse 90 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të dyfishtë vetëvrasës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Kapiteni në policinë e Bagdadit, Ahmed Halef në një deklaratë për AA tha se në sulmin e dyfishtë vetëvrasës në Bagdad 25 persona e kanë humbur jetën ndërsa 90 të tjerë janë plagosur.

Halef njoftoi se sulmet janë kryer në sheshin e Tajaranit, e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga njerëzit në kryeqytet.