Sulm i talebanëve në Afganistan, 25 të vdekur

Të paktën 25 roje kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të talebanëve në një karakoll në provincën Baglan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hanif Kohgedai, anëtar i këshillit provincian në provincën Baglan, në një prononcim për mediat tha se sulmi i militantëve talebanë ndaj karakollit të rojeve ka ndodhur në qytezën Nahrain.

Kohgedai tha se tetë roje janë plagosur si pasojë e sulmit dhe se në rajon janë dërguar përforcime.

Ndërkaq, dëshimtarët okularë pohuan se jetën kanë humbur 30 roje.

Nga ana tjetër, talebanët edne nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.