Sulm islamofob ndaj një nëne dhe vajze myslimane në Hamilton

Siç bën të ditur Policia e Hamiltonit, një automjet filloi të vinte drejt nënës dhe vajzës që po ecnin në një parking në zonën Ancaster Meadowlands të qytetit. Drejtuesi i mjetit filloi të bënte fyerje dhe kërcënime raciste ndaj nënës dhe vajzës së saj me shami koke duke vënë në shënjestër komunitetin mysliman.

Nëna 62-vjeçare dhe vajza e saj 26-vjeçare vrapuan në anën tjetër të rrugës dhe u fshehën pas shkurreve. Policia tha se sulmuesi nisi t’i kërkojë nënën dhe vajzën e saj duke i kërcënuar ato se do t’i vriste kur t’i gjente.

Duke sqaruar se njerëzit përreth vendngjarjes ndërhynë menjëherë pasi dëgjuan klithmat e njërës prej grave që kërkonte ndihmë duke vrapuar, Policia e Hamiltonit njoftoi se agresori u kap falë informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë.

Sulmuesi, rreth 40 vjeç, u arrestua me akuzën për krim urrejtjeje.

Vlen të kujtojmë se më 8 qershor, gjatë një sulmi terrorist në qytetin London të provincës Ontario, një agresor e ngau makinën e tij mbi një familje myslimane që ecte në trotuar, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave nga e njëjta familje. /trt