Sulm me armë në një supermarket në New York, autori vret 7 persona dhe e transmeton live në rrjete sociale – VIDEO

A man is detained following a mass shooting in the parking lot of TOPS supermarket, in a still image from a social media video in Buffalo, New York, U.S. May 14, 2022. Courtesy of BigDawg/ via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT

Të paktën shtatë persona u vranë në një supermarket në Buffalo,në Nju Jork, të shtunën pasdite, pasi një person i armatosur që mbante një pushkë hyri në dyqan dhe hapi zjarr ndaj të pranishmëve.

Agresori hyri në tregun Tops Friendly në Jefferson Avenue pak pas orës 14:30 me orën lokale dhe qëlloi të paktën tetë persona, sipas burimeve policore.

Shtatë nga personat vdiqën në vend, ndërkohë që një tjetër u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.

NBC shkruan se personi që kreu sulmin u arrestua nga policia në vendngjarje.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se sulmuesi hyri në dyqanin ushqimor i veshur me veshje të stilit ushtarak dhe hapi zjarr në mënyrë të befasishme.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në Twitter duke thënë se ajo po monitoron situatën dhe ka ofruar ndihmë për zbatimin e ligjit lokal.

“Unë po monitoroj nga afër të shtënat në një dyqan ushqimesh në Buffalo,” tha guvernatorja Hochul. “Ne kemi ofruar ndihmë për zyrtarët lokalë. Nëse jeni në Buffalo, ju lutemi shmangni zonën dhe ndiqni udhëzimet nga forcat e rendit dhe zyrtarët lokalë.”

Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit. /koha

Këtu shihet autori duke shkuar në vendin e krimit