Sulm me bombë në Mali, 9 ushtarë të vdekur

Së paku nëntë ushtarë kanë humbur jetën gjatë sulmit të sotëm në mëngjes me bombë në shtetin afrikan të Malit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Forcat e armatosura të Malit njoftuan se sulmi ndodhi në periferi të qytetit Boulkessy në rajonin Mopti. 

Një mjet i improvizuar shpërthyes është aktivizuar në rrugë në momentin e kalimit të autokolonës ushtarake. 

Objektiv i sulmit kanë qenë forcat ndërkombëtare G5 Sahel, ndërsa bëhet fjalë për forca të përbashkëta të Malit, Mauritanisë, Nigerit, Çadit dhe Burkina Fasos. 

Burimi i njëjtë lajmëron se gjatë shpërthimi të fuqishëm janë vrarë së paku nëntë ushtarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. 

Edhe javën e kaluar në Mali ndodhi një sulm brutal me bombë në të cilin jetën e humbën së paku 17 persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën. 

Sulmuesit paraprakisht rrëmbyen dhe vranë një civil nën kufomën e të cilit vendosën një minë, e cila shpërtheu pasi pjesëtarët e familjes e gjetën kufomën. 

Mali që nga viti 2012 është bastion i sulmeve separatiste dhe terroriste, ndërsa kriza veçmas është e përhapur në brendësinë dhe në veri të këtij vendi afrikan.