Sulm ndaj autokolonës ushtarake në Pakistan, 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën në një sulm ndaj një autokolone ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin

Në një sulm kamikaz ndaj një autokolone ushtarake në rajonin e Waziristanit të Veriut në Pakistan, kanë humbur jetën 6 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria e Pakistanit thuhet se sulmi kamikaz ndaj autokolonës ushtarake është kryer në zonën Miranshah në Waziristanin e Veriut në kufi me Afganistanin.

Teksa sulmi nuk është marrë përsipër nga askush, theksohet se në sulm humbën jetën 3 fëmijë dhe 3 ushtarë.

Miranshah njihet si një nga rajonet ku veprojnë anëtarët e Lëvizjes Talebane të Pakistanit (TTP). /aa