Sulm në një supermarket në Francë

Policia franceze ka ndërhyrë në një supermarket francez dhe ka qëlluar për vdekje një të armatosur i cili po mbante disa pengje.

Sulmuesi kishte vrarë dy prej pengjeve, ndërsa sipas raporteve të polcisë, ai ishte një mbështetës i organizatës terroriste ISIS. Ngjarja ndodhi në qytetin Trebes, në jug-perëndim të Francës.

Konsumatorët dhe punëtorët ikën nga dyqani ndërsa të tjerët u fshehën në një dhomë të ftohtë për t’i shpëtuar sulmuesit. Një kasap dhe një blerës besohet se janë vrarë dhe disa janë plagosur, por ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.

I njëjti person i armatosur besohet të ketë qëlluar dhe plagosur një polic në qytetin e Carcassonne, rreth 15 minuta me makinë nga qyteti Trebes, pasi hapi zjarr mbi katër oficerë nga një makinë ndërsa po vraponte.

Hetuesit francezë besojnë se e kanë identifikuar burrin nga Maroku, i cili ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës dhe ishte shënuar në një bazë të dhënash të militantëve të radikalizuar.

Kryeministri francez Edouard Philippe e quajti incidentin një “akt terrorist”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar në vendin e ngjarjes ministri i tij i brendshëm. /MESAZHI/