Sulm para një vendvotimi në Pakistan, 31 të vdekur

Ka shkuar në 31 numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi vetëvrasës para një vendvotimi në qytetin Quetta, në jugperëndim të Pakistanit, ku sot mbahen zgjedhjet parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA)

Mediat lokale lajmërojnë se pjesëtarët e forcave të sigurisë parandaluan kamikazin në qëllimin që të hyjë në vendvotim, ndërsa ai më pas aktivizoi bombën.

Në sulmin e kryer pranë zonës ku qëndronin votuesit dhe një minibus policor që patrullonte, humbën jetën 31 persona, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

Komandanti i policisë, Abdul Razzak Cheema tha se në mesin e të pësuarve për vdekje janë edhe të paktën 5 policë dhe 2 fëmijë.

Pëgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste DEASH.

Për shkak të sulmit është ndërperë procesi i votimit ku ndodhi shpërthimi.

Në mesin e të plagosurve ka shumë persona në rrezik jete, andaj druhet se bilanci i vdekjeve mund të rritet.