Një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë afër një objekti shiit në Kabul, duke vrarë të paktën 26 vetë dhe duke plagosur 18, thanë zyrtarët.
Pjestarët e sektit shiit në Afganistan pikërisht sot festojnë “Nevruzin” i cili shënon fillimin e vitit të ri persian.
Përgjegjësinë për sulin e ka marrë grupi terrorist ISIS, tha agjensia e lajmeve Amaq.
Kabuli ishte në gjendje gatishmërie gjatë këtyre ditëve, pasi sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën. /MESAZHI/