Një sulm i armatosur ka ndodhur në Fakultetin e Filozofisë në Pragë, konkretisht në Universitetin e Karlit.
Ekipet emergjente kanë bërë të ditur se 10 persona janë vrarë, ku mes tyre edhe sulmuesi. Ndërsa, nëntë persona janë lënduar rëndë dhe mbi 15 më lehtë.
Ndërkohë, lidhur me këtë sulm, Ambasada e Kosovës në Çeki, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Gjithashtu, në njoftim është bërë e ditur se për çdo ndihmë konsullore qytetarët të kontaktojnë në numrin +420 257 217 775.
“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore”, thuhet në njoftim.








