Sulmohen inspektorët e Komunës së Prishtinës

Dy inspektor të Komunës së Prishtinës kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht.

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Sipas policisë, inspektorët kanë raportuar se janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “C” derisa po inspektonin një objekt.

“Viktimat meshkuj K-Shqiptarë (inspektor komunal), kanë informuar se deri sa ishin në inspektim të disa objekteve, janë penguar dhe sulmuar nga dy të persona të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet ën raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin për “sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës”.