Supë me panxhar dhe kos

Nëse deri sot keni e keni provuar panxharin vetëm në sallatë, po të përgatisni këtë recetë, nuk do ta krahasoni me gjë tjetër.

Përbërësit për 2 persona: ● 500g panxhar i kuq ● 2 qepë të njoma ● 1 mollë jeshile ● 1 patate ● 1/2 litër lëng zarzavatesh ● 80g kos i bardhë ● 50g djathë Gorgonzola ● vaj ulliri ● kripë e piper.

Përgatitja: Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper. Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër.