European Super League akoma nuk ka vdekur dhe kjo po bëhet e qartë dita-ditës.
Projekti i madh për futbollin evropian, i kundërshtuar nga shumë tifozë të futbollit duket se nuk ka humbur shpresat akoma.
Zyra e prokurorisë raportohet të ketë hedhur poshtë kundërshtimet e paraqitura nga UEFA dhe LFP, kundër jurisë që barte rastin e Super League, përcjell lajmi.net.
UEFA dhe LFP akuzonin Super League, por argumentet duket se kanë qenë të pabaza.
Sipas zyrës se prokurorisë, drejtorët dhe juristët e Super League kanë vepruar në përputhshmëri të plotë me ligjin.
Kjo nënkupton që secila thirrje e UEFA ka rënë poshtë. Super League, në momentin aktual, është krejtësisht legale








