Michel Kuka Mboladinga (Lumumba Vea), një nga tifozët më të njohur të përfaqësueses së Kongos, nuk do të mund ta mbështesë ekipin e tij në Kupën e Botës 2026 pasi autoritetet amerikane i kanë refuzuar vizën.
Mboladinga është bërë figurë ikonike në ndeshjet e RD Kongos falë pozës së tij karakteristike, ku qëndron i palëvizshëm gjatë takimeve të ekipit kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave në mbarë botën.
Megjithëse RD Kongo ka siguruar pjesëmarrjen në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, mungesa e vizës amerikane e bën të pamundur që super tifozi të përsërisë praninë e tij të veçantë në tribunat e turneut.
Rasti i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë shprehur zhgënjim për mungesën e një prej figurave më të njohura të tifozërisë afrikane në këtë kampionat.








