Sytë nga qielli, “Hëna luleshtrydhe” dhuron sonte spektakël

Hëna e quajtur “luleshtrydhe” do të jetë e dukshme në qiell mbrëmjen e sotme, 24 qershor.

Hëna e plotë e qershorit do të ndriçojë qiellin të enjten, duke shënuar super Hënën, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.

Megjithëse njihet si hëna “luleshtrydhe”, hëna e plotë në të vërtetë nuk do të duket e kuqe ose rozë.

Përkundrazi, emërtimi vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.