Varianti 11-inç fillon nga 999 dollarë ndërsa 13-inç nga 1,299 dollarë. Ato janë në shitje nga dita e sotme dhe dërgesat fillojnë javën e ardhshme.
Siç pritej, iPad Pro ishte ylli i shfaqjes së eventit “Let Loose” të Apple. Mbërritja e gjeneratës së 7-të të tabletit vjen bashkë me një përditësim madhor në serinë Premium që prej 2022.
Pajisja e re distancohet nga të tjera falë integrimit të çipit të ri M4. Në fakt është pajisja e parë me këtë çip, një ndryshim kursi për planet e Apple me çipet ndërsa në të kaluarën janë favorizuar kompjuterët Mac kur debutonin procesorë të rinj.
Procesori i ri premton deri në 50 përqind më shumë performancë krahasuar me çipin M2 sipas kompanisë. Çipi grafik është përmirësuar gjithashtu duke përfshirë disa teknologji që rrisin performancën gaming si ray-tracing.
Motori i ri neural, njësia përgjegjëse për proceset AI, ka 16 bërthama dhe kompania thotë se është 60 herë më e fuqishme sesa NPU-ja e parë.
Tabletët e rinj iPad Pro debutojnë me ekranin e shumëpritur OLED. Ka një ndriçim maksimal prej 1,600 nits ndërsa Apple e quan “Ultra Retina XDR.”
Ofrohet në dy madhësi, 11 dhe 13-inç me peshë 444 gram dhe 580 gram respektivisht. Të dy modelet kanë ekranet e reja OLED.
iPad Pro përmban edhe një skaner Lidar dhe dritë flash adaptive. Njëlloj si Air, iPad Pro përdor një kamër 12-megapiksel frontale. Normalisht tableti i ri iPad Pro ka mbështetje për Apple Pencil dhe Magic Keyboard.
Varianti 11-inç fillon nga 999 dollarë ndërsa 13-inç nga 1,299 dollarë. Ato janë në shitje nga dita e sotme dhe dërgesat fillojnë javën e ardhshme.









