Tacoma 2024 i Toyota-s është testuar në terrene të vështira

Toyota zbuloi Tacoma-n e ridizajnuar dhe tani prodhuesi i automjeteve na jep një paraqitje të shkurtër të zhvillimit të saj.

Procesi filloi më shumë se katër vjet më parë dhe u zhvillua gjatë pandemisë së coronavirusit, e cila “nuk e bëri të lehtë zhvillimin”.

Bëhet fjalë për Tacoma 2024 që ka qenë “më shumë se katër vjet në prodhim” dhe kompania ndërtoi gjithsej 401 prototipa.

Megjithatë, lajmi i madh është se amerikanët luajtën një rol shumë më të madh në krijimin e Tacoma-s më të fundit.

Ndërsa Japonia zakonisht është e përfshirë shumë në zhvillimin e automjeteve, kompania përqafoi idenë që Toyota Motor America North (TMNA) duhet të ketë më shumë kontroll mbi automjetet e dizajnuara për tregun e Amerikës së Veriut.

Si rezultat, “vendimet kryesore” u morën në selinë e TMNA R&D në York Township, Michigan dhe selinë e TMNA në Plano, Teksas.

Për vitin 2024, Toyota premton t’i mbajë “gjërat të freskëta” dhe do të ketë pamje më të mprehtë dhe më shumë teknologji.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë testimin e saj në një terren të vështirë.