Tajani: Shpresoj që një tryezë e paqes të arrijë në 2023 mes Ukrainës dhe Rusisë

Antonio Tajani

Shpresoj që një tryezë e paqes të arrijë deri në vitin 2023”, deklaroi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, duke folur për luftën në Ukrainë.

“Rreziku i një përshkallëzimi dhe përkeqësimi i situatës ushtarake nuk duhet të nënvlerësohet, por ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që dera e dialogut të mos mbyllet dhe duhet të mbështesim të gjithë ata që luajnë një rol në uljen e Putinit dhe Zelenskit në tryezë“, shtoi ai.

‘’Si Turqia dhe Vatikani, duhet të punojnë për të arritur këtë gjë. Krijimi i një zone të lirë rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia mund të jetë hapi i parë”, përfundoi ministri i Jashtëm italian Tajani.