Takohen krerët e shërbimeve sekrete të Izraelit dhe Egjiptit

Shefi i inteligjencës izraelite “Shin Bet” Nadav Argaman në Tel Aviv u takua me shefin e inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel.

Radioja shtetërore izraelite njofton se takimi është mbajtur dje dhe se kerët e inteligjencës të të dy vendeve kanë biseduar rreth temave rajonale, përfshirë edhe situatën aktuale në kufirin e Rripit të Gazës të bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimi i njëjtë raporton se Argaman përmes homologut egjiptian i ka dërguar mesazh lëvizjes palestineze Hamas se forcat izraelite nuk do të tolerojnë provokime dhe rrënimin e murit të sigurisë në mes Gazës dhe Izraelit.

Kreu i inteligjencës egjiptiane Kamel në takimin e mbajtur në Tel Aviv udhëtoi vetëm disa orë pas takimit të tij në Ramallah me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.