Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Granit Plavën, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Disa të burgosur kanë tentuar ta sulmojnë Granit Plavën, në Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt.

Rasti për teve1.info është konfirmuar nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani.

Ai mohohi se kishte ndodhur sulmi, pasi stafi ka parandalua një gjë të tillë.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tenim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë Dibrani.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, në Prishtinë është vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.