Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë.

“Ekipet e MI-së janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore.

Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore.