Të gjithë futbollistët e Kosovës dalin negativ me COVID-19

Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve


Lajm i mirë para këtij takimi është se të gjithë futbollsitët kanë dalur negativ në testet për COVID-19, shkruan Reporteri.net

“Per te gjithe ata qe po me pyesin, nuk ka vend per shqetesim sepse te gjithe futbollistet e Kosoves kane dale negative per Covid19 dhe do jemi komplet per neser.

Forca Kosova,” shkruan gazetari Arlind Sadiku në Facebook.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës sot u nis drejt Shkupit, aty ku nesër do ta luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.