Të mërkurën përsëri protestë për shkarkimin e Lumezit

Të mërkurën do të protestohet përsëri për dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi.

Pas protestës së parë të mbajtur më 22 gusht për të njëjtën kërkesë, të mërkurën e javes së ardhshme do të mbahet ajo e rradhës, shkruan lajmi.net.E organizimin e saj po e bën e njëjta organizatë, ajo “Protestoj”.

Përveç shkarkimit të kryeprokurorit, kërkesat tjera të protestuesve janë edhe vetingu në gjyqësor, drejtësi e pavarur dhe pastrimi i listave të veteranëve.Kujtojmë se reagimet dhe protestat e tilla erdhën pas dorëheqjes se prokurorit Elez Blakaj, i cili edhe po hetonte listat e veteranëve.I njëjti përmes një letre të publikuar kishte akuzuar kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në procesin hetues.Ky është njoftimi i plotë në Facebook:“Protesta e radhës mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 29 gusht, nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesat:• Drejtësi e pavarur
• Shkarkimi i Kryeprokurorit
• Vetingu i gjyqësorit
• Kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesitProtesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJ në Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti – jemi Ne.Pas kësaj proteste, synimi është që protestat e radhës të mbahen njëkohësisht në të gjitha qytetet në sheshet qendrore. Prandaj, filloje punën në lagjen tënde, në pjesën tënde të qytetit, në qytetin tënd, organizohu aty ku je dhe protesto duke u bërë e duke thënë #PROTESTOJ me krenar”.