Allahu i Madhëruar thotë: “E, të mirat janë për të mirët, dhe të mirët janë për të mirat” – (Kur’ani, En-Nur: 26)
Allahu nuk na thërret vetëm për të kërkuar të mirën, por madje edhe të jemi prej njerëzve të saj.
E mira nuk është pamje që kujdesemi ta shfaqim përpara njerëzve dhe as fjalë të bukura që i shqiptojnë në raste gëzimi dhe lehtësimi; por ajo është ndërtim i brendshëm që gjurmët e saj depërtojnë jashtë, derisa të bëhen sjellje, që nuk kanë nevojë për shpjegim dhe që shfaqen në formë më të qartë në momente kritike.
Kështu që, kush e ka bazën (origjinën) e mirë, ka edhe veprën e mirë.
I miri në bazë (në origjinë) duket në zemërim, kur mendja pushon së vepruari, acarohen nervat dhe fjala është e aftë të lëndojë, atëherë aty duket se çfarë ka zemra.
Duket në kontradiktë, kur kontradiktën nuk e shndërrojmë në mosmarrëveshje dhe as mosmarrëveshjen në armiqësi.
Duket në mosmarrëveshje, kur nuk shpërthejmë, nuk e lejojmë gënjeshtrën, as shpifjen dhe as zullumin, vetëm e vetëm se ne duam të triumfojmë.
Duket në fuqi, kur fuqia ndaj të tjerëve nuk na bën t’i kalojmë kufijtë e mëshirës dhe drejtësisë.
Duke në pasuri, kur nuk e shesim ndërgjegjen tonë për hatër të ndonjë interesi, dhe as e konsiderojmë atë çfarë kemi në dorë si të drejtën tonë të veçantë, e të harrojmë të drejtën (hakun) e Allahut dhe të drejtën (hakun) e njerëzve.
Duke në marrëdhënie me të dobëtin, kur nuk tregohemi të fuqishëm ndaj tij, sepse ai nuk mundet të na e kthejë të keqen.
Duket në mundësinë e hakmarrjes, kur zotërojmë t’ia kthejmë (të keqen), pastaj zgjedhim të jemi më të drejtë se sa meriton zemërimi ynë.
Njeriu mund ta zgjedhë pamjen e tij përpara njerëzve, por ai nuk mundet të qëndrojë gjatë të fshehë bazën (origjinën) e tij; sepse baza (origjina) ajo është triumfuese, shfaqet kur ndryshojnë rrethanat dhe kur njeriu nuk detyrohet që të bëjë komplimente.
Prandaj, përpara se të kërkojmë për të mirët, le të sigurohemi se ne po punojmë për të qenë prej tyre.
E mira nuk është diçka që kërkojmë për të vetëm te të tjerët, por diçka që e ndërtojmë brenda vetes tonë; në nijetet (qëllimet) tona, në zgjedhjet tona dhe në rrugën me të cilën sillem me njerëzit, në kohën kur ne nuk kemi nevojë për ta.
Ndoshta ne nuk mund të zgjedhim gjithçka që hyn në jetën tonë, por ne mundemi të zgjedhim cila është ajo që do ta mbajmë në zemrat tona dhe cila është ajo që do ta nxjerrim prej veprimeve tona.
Dhe, në fund, ndoshta nuk është pyetja: Ku janë të mirët?
Por: A kemi ne të mirë çfarë na bën të jemi prej njerëzve të mirë?
“Të mirët janë për të mirat”, prandaj le ta kërkojmë të mirën dhe le të jemi prej njerëzve të saj!
Thureja Es-Sulh
_________________
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja








