Të paktën 102 persona janë vrarë në një sulm të armatosur në orët e para të mëngjesit në një komunitet në shtetin Benue, në pjesën qendrore të veriut të Nigerisë, njoftuan zyrtarë lokalë dhe dëshmitarë.
Persona të armatosur, të dyshuar si barinj kriminelë, sulmuan komunitetin Yelewata në zonën e qeverisjes lokale Guma natën vonë të premten, duke vazhduar dhunën deri në orët e hershme të së shtunës.
“Kemi humbur jo më pak se 102 njerëz, ndërsa mbi 100 të tjerë janë në gjendje kritike në Spitalin Universitar të Shtetit Benue (BSUTH) në Makurdi,” tha Dennis Denen Gbongbon, president i Shoqatës së Fermerëve të Bashkuar të Luginës Benue, në një intervistë telefonike për Anadolu. /mesazhi







