Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Somali

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Somalinë jugore pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të shpejta që kanë shkaktuar kërdi në disa qytete dhe fshatra.

Urat, rrugët dhe shtëpitë janë dëmtuar ose shkatërruar dhe shumë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një terreni më të sigurt.

Në qytetin Baardhere në shtetin Jubaland, 20 persona u vranë duke përfshirë tre anëtarë të së njëjtës familje, u tha gazetarëve komisioneri i qarkut Mohamed Weli Yusuf.

“Shumica e viktimave u shkaktuan pasi viktimat u bllokuan nëpër një urë në qytet të enjten në mbrëmje, e cila u përfshi nga përmbytjet,” tha ai.

“Ishte shumë e vështirë për të shpëtuar këta njerëz për shkak të kohës kur ndodhi incidenti dhe mungesës së burimeve në qytet.”

Shirat sinjalizojnë fillimin e hershëm të sezonit të shirave prill-qershor dhe kanë sjellë lehtësim në zonat e vendit që vuajnë nga thatësira më e keqe në katër dekada. /mesazhi