Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 25 të vrarë dhe 44 të plagosur nga përmbysja e...

Të paktën 25 të vrarë dhe 44 të plagosur nga përmbysja e një autobusi udhëtarësh në veri të Algjerisë

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pasi një autobus udhëtarësh doli nga rruga dhe u përmbys në provincën veriore Boumerdes të Algjerisë, njoftoi Mbrojtja Civile e vendit, transmeton Anadolu.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga provinca Setif, u përfshi në atë që autoritetet e përshkruan si një aksident “tragjik”, pasi doli nga rruga dhe u përmbys në Boumerdes.

Mbrojtja Civile tha se numri i viktimave është rritur në 25, ndërsa 44 persona janë plagosur, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.