Të paktën 3 të vrarë në një sulm në qytetin Elad të Izraelit

Të paktën tre persona u vranë në një sulm në qytetin qendror të Izraelit Elad, sipas medias shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi publik KAN tha se policia ka nisur një operacion kërkimi për kapjen e autorëve.

Raportimet e mediave thanë se viktimat u sulmuan nga dy burra, njëri me sëpatë dhe tjetri me armë zjarri, në dy vende të ndryshme.

Në një deklaratë, Magen David Adom, shërbimi kombëtar i emergjencave të Izraelit, tha se të paktën gjashtë viktima janë në gjendje të rëndë.