Të plagosurat në Fushë Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

Mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori ka dhënë detaje për gjendjen e dy grave të plagosura në Fushë Kosovë.

Në një deklaratë dhënë lajmi.net, ai ka thënë se gjendja e dy të plagosurave është stabile.

Ai ka bërë të ditur se relacioni i tyre familjar është nënë e bijë.

Govori ka bërë të ditur se nëna ka plagë serioze, në bark dhe në ekstremitete të poshtme, mirëpo që gjendja e saj është stabile.

“Ato janë në gjendje stabile. Gjendja e tyre është stabile dhe janë duke u kryer konsultat e nevojshme. Relacioni familjar është nënë e bijë. Gjatë gjithë kohës kanë qenë me vetëdije, janë komunikative, flasin komunikojnë”, tha ai.

Kujtojmë që në lidhje me rastin, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se është identifikuar i dyshuari, mirëpo që i njëjti nuk është arrestuar ende.

Dy viktimat janë plagosur sot para orës 12:00 në një zonë të banuar të Fushë Kosovës.