Të shtëna me armë në Pejë, dy persona përleshen mes vete

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur pasditen e së premtes në Pejë, ku nuk kanë munguar as të shtënat me armë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

”Rreth orës 17:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një zënkë mes dy personave, fillimisht ka nisur si fjalosje por ka përfunduar me gjuajtje të armëve në drejtim të makinës së njërit nga të dyshuarit. Si pasojë njëri është lënduar nga kacafytja”.

Rugova ka deklaruar se të dy personat janë dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit, njofton Klan Kosova.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativ.