Tekken 8 mbërrin në Janar të 2024

Edicioni i 10-të i serive do të përfshijë 32 luftëtarë unikë ku në mesin e tyre është edhe King.

2023 ka qenë viti i ardhuruesve të lojërave të dyluftimit ku shikuan të debutonin lojëra si Street Fighter 6, Mortal Kombat 1 dhe Guilty Gear Strive.

Ky trend do të vijojë të paktën deri në fillim të 2024 ku Bandai Namco zbuloi në Gamescom 2023 se Tekken 8 do të mbërrijë tek PC, PS5, Xbox Series X/S më 26 Janar. Porositë janë të hapura që prej ditës së sotme.

Edicioni i 10-të i serive do të përfshijë 32 luftëtarë unikë ku në mesin e tyre është edhe King. Traileri i fundit thekson se loja është fillimi i një sage të re Tekken ku termi antagonist i serive Heihachi Mishima është i vdekur.

Tekken 8 do të prezantojë gjithashtu një modalitet të ri me një lojtar quajtur Arcade Quest. Përdoruesit do të krijojnë një karakter me të cilin konkurrojnë në turnetë Tekken.