Teksa bota bën sehir, kjo foshnje siriane shpëton mrekullisht nga rrënojat (Video)

Kanë dalur pamjet në video të një foshnjeje të vogël siriane që u shpëtua, pasi ishte bllokuar nën rrënoja nga bombardimet e rënda nga ana e regjimit të Bashar al Assad.

Video shfaqë fëmijën rreth 1 vjec duke qarë teksa banorët e nxorrën nga mbetjet e banesës që ishte granatuar nga qeveria.

Ky sulm është kryer në Ghoutan lindore, në periferi të Damaskut.
Fëmija i gjinisë mashkull ishte vetëm njëri nga shumë njerëz që ishin plagosur në sulmin e së martës, që ua mori jetën 15 të rriturve dhe gjashtë fëmijëve. /MESAZHI/