Telefon për 80 euro – shihni çfarë ka brenda

Ekzistojnë telefona të përballueshëm, ka edhe ata shumë të përballueshëm, dhe pastaj ekziston Honor Play 10C.

Ky telefon u prezantua para disa ditësh në Kinë, dhe vjen me ekran LCD 6.61-inç me rezolucion 720×1604, me frekuencë rifreskimi 120 Hz dhe ndriçim maksimal prej 1,010 nits.

E fuqizon çipi MediaTek Dimensity 6300 SoC, dhe ka kamerën e pasme 13 MP me diafragmë f/1.8, kamerën frontale 5 MP me diafragmë f/2.2, si dhe bateri 6,000 mAh me mbështetje për karikim me kabllo deri në 15W.

Nëse po pyesni se çfarë ka të veçantë ky pajisje – kushton vetëm 80 euro, megjithatë vetëm në Kinë, ku momentalisht mund të blihet vetëm atje.

Për atë çmim, përveç asaj që përmendëm, merrni edhe certifikatën IP64 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit. Honor Play 10C është në dispozicion në tre variante të kombinimeve të RAM-it dhe memorjes së brendshme:

4 GB RAM / 128 GB memorie (rreth 77 euro)

6 GB RAM / 128 GB memorie (rreth 83 euro)

8 GB RAM / 256 GB memorie (rreth 100 euro)

Ky është një telefon mjaft i lirë, kështu që nuk priten performanca të shkëlqyera prej tij, por është mirë të kesh edhe një opsion të tillë për ata që do ta përdorin vetëm për gjërat bazë.

Play 10C punon me Android 15 me ndërfaqen Honor MagicOS 9.0, dimensionet e tij janë 163.95 x 75.6 x 8.39 mm dhe peshon 197 gram. Është tashmë i disponueshëm për blerje në Kinë përmes dyqanit online të Honor-it, dhe dërgesat fillojnë sot, më 12 gusht.