Telegram lançon një portofol kriptomonedhash

Telegram dhe TON Foundation prezantuan portofolin quajtur TON Space ditën e Mërkure në konferencën Token2049 me më shumë se 10 mijë pjesëmarrës.

Telegram, aplikacioni popullor i komunikimit me 800 milionë përdorues aktivë në muaj, ka lançuar një portofol kriptomonedhash.

Lëvizja do të forcojë më tutje prezencën e platformës në komunitetin kripto dhe potencialisht mund të shtyjë masat drejt kësaj industrie.

Telegram dhe TON Foundation prezantuan portofolin quajtur TON Space ditën e Mërkure në konferencën Token2049 me më shumë se 10 mijë pjesëmarrës.

Marrëdhënia e Telegram me blockchain ka nisur e komplikuar. Në 2020-ën aplikacioni braktisi Telegram Open Network (TON) pasi Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë paditi kompaninë për një ICO të paligjshme.

Një grup zhvilluesish open-source dhe entuziastë të blockchain më pas themeluan The Open Network Foundation që sot mbështet zhvillimin e blockchainit The Open Network dhe që mundëson disa aplikacione në Telegram përfshirë portofolin.

Duke filluar nga Nëntori, TON Space do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën pa pasur nevojë për regjistrim.